Kuzhina

Pite me miell misri dhe presh

Pite me miell misri dhe presh

Përbërësit: 1kg presh 3 vezë 1 gotë vaj 2 gota kos 1 gotë qumësht 2 gota miell misri 1 gotë miell gruri 1 pako pluhur pjekës 200 gr djath të bardhë pak kripë

Përgatitja: Fillimisht pastrojmë presht dhe I presim ato në 1/4 horizontalisht e më pas I grijmë hollë. Vendosim në zjarr një tigan të thellë me 3 lugë gjelle vaj dhe kaurdisim presht deri sa ata të ulin volumin dhe të zbuten. Rregullojmë shijen me kripë. Në një tas rrahim 3 kokrra vezë, vaj, kos, qumësht I përziejmë mirë duke shtuar pak kripë. Shtojmë pak nga pak miellin e misrit, pluhurin pjekës, miellin e grurit I përziejmë mirë.

Shtojmë në tas preshët e gatuara vazhdojmë përzierjen kontrollojmë konsistencën varet nga lagështira që kanë preshët nëse rezulton brumi I hollë mund të shtojmë dhe pak miell misri në fund, shtojmë dhe djathin e thërrmuar. Lyejmë tepsinë me vaj , shtojmë brumin, pak vaj sipër dhe e pjekim në temperaturë 200 gradë Celsius për 30 minuta.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close