Categories Kuzhina

Pulë e mbushur me gështenja dhe arra nga zonja Vjollca

Pulë e mbushur me gështenja dhe arra

Përbërësit: 1 pulë 1.5 kg kripë dhe piper të zi 50 gr gjalp, 1 lugë kafe piper I kuq, trumzë dhe rozmarinë

1 gjethe dafinë ,4 qepë të vogla,pak vaj ulliri,100 gr pançetë,500 gr kërpudha,400 gr gështenja,100 gr arra

Përgatitja: Pastrojmë pulën dhe në pjesën e brendshme të saj vendosim pak kripë dhe pak piper të kuq dhe nëse keni erëza të freskëta, rozmarinë dhe trumzë vendosim nga një degë brenda në bark. Lidhim këmbët e pulës. (Nëse erëzat nuk i keni të freskëta atëherë nga pak nga këto erëza i përziejmë me gjalp dhe i vendosim në barkun e pulës).

Masazhojmë me pak kripë pulën nga jashtë, e vendosim atë në tavë, e lyejmë me pak vaj ulliri nga jashtë, vendosim disa copa gjalpi mbi të dhe e vendosim pulën në furrë në temperaturë 180 -190 gradë Celsius për 30 minuta. Presim qepën Chalotte në fije, kërpudhat i presim në dysh nëse janë të vogla dhe në katërsh nëse janë më të mëdha.

Në një tigan ngrohim vajin dhe kavardisim qepën derisa të zbutet, shtojmë pançetën dhe I lëmë derisa qepa dhe pançeta të jenë karamelizuar. Shtojmë kërpudhat, i kauardisim pak në temperaturë të lartë, më pas shtojmë gështenjat dhe arrat.

Rregullojmë shijen me kripë, i lëmë të ziejnë për 3-4 minuta. Nxjerrim pulën nga furra, e spërkasim atë me lëngun që ka lëshuar dhe shtojmë mbushjen përreth saj. Vendosim përsëri tavën në furë në temperaturë 170 gradë, për 30 minuta të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME