Kuzhina

Pulë me patate dhe kos

Pulë me patate dhe kos

Përbërësit: 2 qepë mesatare 5 thelpinj hudhra 500 gr fileto pule Kripë dhe piper i zi 1 lugë kafe piper i kuq 1 spec i kuq 1 kg patate 1 lugë gjelle erza të thata 1 lugë kafe rozmarinë 3 kokrra vezë 1 lugë gjelle miell 700 ml kos 2 domate Vaj ulliri

Përgatitja: Në një tigan të thellë kavardisim qepën derisa të zbutet, shtojmë hudhrat, i kavardisim, me qepën dhe më pas shtojmë mishin e prerë në kubikë të vegjël. E kavardisim derisa të zbardhet mishi. Shtojmë kripë, piper të zi, piper të kuq, specin e prerë në shirita 3-4 cm. I përziejmë dhe më pas shtojmë patatet të prera në feta. I trazojmë, shtojmë erëzat, rozmarinë dhe i lëmë dhe pak të gatuhen. Më pas i shtojmë në një tavë. Presim domatet në feta të holla dhe i vendosim sipër patateve.

Në një tas rrahim 3 kokrra vezë, shtojmë miellin dhe I përziejmë përsëri vezë miell, kos duke rregulluar shijen me kripë dhe piper të zi. Shtojmë kosin me vezë në tavë, duke mbuluar të gjithë sipërfaqen e tavës. Vendosim në tavë  letër alumini dhe e pjekim në furrë në temperaturë 190 gradë Celsius për 25-30 minuta

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: