
Recete nga znj Eneida
Përbërësit
200 gr. qiqra të thata
1 qepë
1 patate
1 dorë spinaq
Kripë
vaj ulliri
Piper
Kurkuma
Lëkura e nje limoni
Përgatitja
Skuqim qepën në vaj ulliri derisa të marri ngjyrën kafe të lehtë dhe të jetë zbutur totalisht. Shtojmë qiqrat dhe ujë nga qiqrat. I ziejmë mirë bashkë dhe shtojmë edhe spinaqin me pataten.
I ziejmë për 30 minuta akoma, shtojmë kripë, piper, kurkuma, lëng limoni dhe i kemi gati.