Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë

Qofte me pure patate në furrë Përbërësit:

Për purenë: 1 kg patate 1 gotë qumësht 1 lugë gjelle gjalp 2 lugë gjelle parmixhan Kripë, arrëmoskat Qoftet: 400 gr mish i grirë Kripë dhe piper i zi 1/2 lugë çaji kumin 1 lugë kafe piper i kuq 1 qepë e vogël 2 lugë gjelle bukë e thekur e bluar 2 lugë gjelle majdanoz 1 lugë gjelle vaj Salca: 1 domate e madhe 1 thelpi hudhër 1 lugë çaji salcë 1 lugë gjelle majdanozKripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë patatet për 25-30 minuta. I qërojmë dhe i kthejmë ata në pure, shtojmë arrëmoskat dhe pak kripë. E vëmë në zjarr. Shtojmë parmixhan dhe gjalp dhe i përziejmë në temperaturë mesatare. Pasi të ketë shkrirë parmixhani, e largojmë nga zjarri dhe e shtrojmë si bazë në një tepsi mesatare me brinjë 30 cm.

Në një tas përgatisim brumin e qofteve. Vendosim mishin e grirë, kripë, piperin e zi, kumin dhe piper të kuq. Shtojmë qepën e grirë në rende, bukën e thekur të grirë, majdanoz, 1 lugë gjelle vaj ulliri. Të gjitgë këta përbërës i punojmë mirë me dorë derisa të formohet një brum i lidhur. Formojmë qofte me toptha mesatarë. Ngrohim vajin në një tigan dhe i rrotullojmë qoftet nga të gjitha anët, pa I skuqur plotësisht. I largojmë nga tigani dhe I lëmë mënjëanë.

Në po atë yndyrë ku skuqëm qoftet shtojmë domaten të qëruar nga lëkura dhe të grirë në rende. Sapo të fillojë të ziejë shtojmë edhe salcën e domates, ½ filxhan kafeje ujë, e lëmë të ziejë pak dhe shtojmë majdanozin. Ndajmë në kuadrate bazën me purenë e patatets mbi cdo kuadrat vendosim nga një qofte, mbulojmë qoftet me 2 lugë gjelle salcë dhe mbi salcë hedhim djathë të grirë, pak piper të kuq. E vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 190 gradë Celsius, për 15-20 minuta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME