fbpx
Kuzhina

Receta e qofteve të shëndetshme me një shije të parezistueshme

Nëse ju pëlqejnë shumë qoftet, por nuk doni të shtoni kilogramë, atëherë duhet të provoni patjetër qoftet me lulelakër dhe karota. Janë të shpejta për t’u bërë, të shijshme dhe një zgjidhje ideale për t’u marrë me vete në punë. Recetën e sjell Erida Kabashi, si më poshtë:

Përbërësit: 1 lulelakër e zier për 7-8 minuta, 1-2 karota,1 vezë, 150 djathë kaçkavall i grirë50 gr bukë e grirë ,Kripë, Piper, Vaj ulliri, Majdanoz.

Mënyra e përgatitjes: Pasi e kemi zier 7-8 minuta, lulelakrën e lemë të kullojë dhe më pas e grijmë imët me një pirun. Po ashtu, karotën e grijmë në rende shumë imët.

I bashkojmë të gjithë përbërësit dhe formojmë brumin. Qoftet e formuara i pjekim në furrë për 20-25 minuta në 220 gradë. Sa i përket kripës, për këto sasi mjafton 1 lugë kafeje, ndërsa piperin e shihni me sy, sipas preferencës. Erida sugjeron t’i shoqëroni me kos grek ose salcë kosi.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close