Categories Kuzhina

Recetë: Bukë me ullinj dhe domate të thata

Kjo është një recetë e bukës mesdhetare që do të shkojë në mënyrë perfekte me çdo vakt të tuajin.

Përbërësit e nevojshëm: 300 gram miell 1 lugë kafeje pluhur pjekje 1 lugë maja të thatë 100 gram ullinj të zi të copëtuar imët një vezë 100 ml qumësht 60 gram domate të thata të copëtuara një pjesë e vogël e përzierjes së farës sipas dëshirës (luledielli, fara liri, susam)

2 lugë gjalpë 60 gram kos ose qumësht të thartë Përgatitni një tigan për ta pjekur duke e lyer me gjalpë ose shtroni një letër pjekjeje.

Përziejeni të gjithë përbërësit e thatë (miellin, pluhurin për pjekje, majanë e thatë) dhe rrihini së bashku të gjithë përbërësit e lëngshëm (vezët, qumështin, gjalpin e shkrirë dhe kosin). Pastaj bashkoni ngadalë dy përzierjet. Ju duhet të fitoni një brumë të trashë buke. Më në fund, prejini në pjesë të imët ullinjtë, domatet e thata dhe farat sipas dëshirës tuaj. Kur të gjitha këto të bëhen bashkë, kontrollojeni nëse ka nevojë për miell më shumë dhe lëreni në një vend të ngrohtë për rreth gjysmë ore.

Më pas lyeni me pak gjalpë ose vaj ulliri, shtoni  kripë dhe copëzat e ullirit, dhe lëreni të piqet në 200 gradë celsius për rreth gjysmë ore. Buka duhet të mbaj aromë dhe të ketë një ngjyrë të artë. Hiqeni nga furra, lëreni të qëndrojë për dhjetë minuta që të liroj temperaturat e marrë në furrë dhe pastaj prejeni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME