Kjo është një recetë e bukës mesdhetare që do të shkojë në mënyrë perfekte me çdo vakt të tuajin.
Përbërësit e nevojshëm: 300 gram miell 1 lugë kafeje pluhur pjekje 1 lugë maja të thatë 100 gram ullinj të zi të copëtuar imët një vezë 100 ml qumësht 60 gram domate të thata të copëtuara një pjesë e vogël e përzierjes së farës sipas dëshirës (luledielli, fara liri, susam)
2 lugë gjalpë 60 gram kos ose qumësht të thartë Përgatitni një tigan për ta pjekur duke e lyer me gjalpë ose shtroni një letër pjekjeje.
Përziejeni të gjithë përbërësit e thatë (miellin, pluhurin për pjekje, majanë e thatë) dhe rrihini së bashku të gjithë përbërësit e lëngshëm (vezët, qumështin, gjalpin e shkrirë dhe kosin). Pastaj bashkoni ngadalë dy përzierjet. Ju duhet të fitoni një brumë të trashë buke. Më në fund, prejini në pjesë të imët ullinjtë, domatet e thata dhe farat sipas dëshirës tuaj. Kur të gjitha këto të bëhen bashkë, kontrollojeni nëse ka nevojë për miell më shumë dhe lëreni në një vend të ngrohtë për rreth gjysmë ore.
Më pas lyeni me pak gjalpë ose vaj ulliri, shtoni kripë dhe copëzat e ullirit, dhe lëreni të piqet në 200 gradë celsius për rreth gjysmë ore. Buka duhet të mbaj aromë dhe të ketë një ngjyrë të artë. Hiqeni nga furra, lëreni të qëndrojë për dhjetë minuta që të liroj temperaturat e marrë në furrë dhe pastaj prejeni.