Kuzhina

Recetë: Makarona në furrë me kungull dhe djathë

Kjo recetë ka të bëj me pastat, por ka një lloj tjetër të përgatitjes. Përbërësit e nevojshëm:

500 g makarona

10 g kripë (për makaronat)

3 lugë vaj (për makaronat)

kungull

5 g kripë (për kungull i njomë)

500 g djathë të lopës së freskët

1 salcë kosi

5 g kripë (për salcën e djathit)

3 vezë

pak gjalpë

Mënyra e përgatitjes:

Zieni makaronat në ujë të kripur deri sa të jenë gati. Kullojeni dhe shtoni vajin, pastaj përzieni dhe lëreni të mbuluar. Grini në rende kungullin, kriposeni dhe lërini të qëndrojë për 15 minuta në temperaturën e dhomës, gjë që ia mundëson të lëshoj ujin e tepërt.

Pas kësaj, kullojeni ujin. Përzieni djathin e lopës, salcën e kosit, kripën, kungullin, vezët dhe përzieni mirë. Shtoni makaronat në përzierje, përzieni dhe shtoni në  një tepsi. Furra duhet te jetë e para-ngrohur në 200 gradë celsius dhe piqeni për gjysmë ore.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button