Kuzhina

Recetë: ‘Onion Rings’ në kushte shtëpie

Ju me siguri e keni ngrënë një herë në një restorant si një meze ‘unazat’ e famshme prej qepëve, Ata nuk janë shumë dietik, por janë një ide e shkëlqyeshme për meze.

Përbërësit e nevojshëm:

dy koka të mëdha qepësh

rreth 150g miell

1 lugë kafeje pluhur pjekje

1 lugë paprika e tymosur (nëse nuk keni një të tillë, thjesht kaloni)

1 vezë

200 ml qumësht

1 lugë kafeje piper, pak kripë

thërrime, nëse është e nevojshme (dy, tre lugë)

vaj për fërgim

Mënyra e përgatitjes:

Vendoseni tiganin në zjarr dhe derdhni të paktën një centimetër vaj. Nëse keni fertezë, mund ta përdorni për këtë recetë. Pritini qepët në formë të rrumbullakët që të fitoni unaza dhe ato të mëdhatë ndani për këtë recetë dhe të voglat mund të i përdorni për ndonjë recetë tjetër. Përzieni miellin, pluhurin për pjekje, kripën dhe piperin në një enë më të madh. Vendosni qepët dhe vendosni mënjanë. Tani shtoni qumështin, vezët, kripën dhe piperin në miellin e mbetur dhe përzieni mirë për të mos bërë gunga.

Zhytni qepët në atë përzierje në mënyrë që ato të mbulohen plotësisht dhe vendosen të skuqen. Ata duhet të marrin një ngjyrë ari në të dy anët. Lërini ‘unazat’ e pjekura mënjanë që të kullojnë pak nga vaji. Shkojnë në mënyrë perfekte me salcë djegës dhe birrë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button