Kuzhina

Recetë: Për 35 minuta ju mund të shijoni një picë fantastike për mëngjes

Për të pasur një ditë me energji të duhur, ju duhet të hani edhe një mëngjes të mirë. Ngrënia e një mëngjesi të bollshëm është ideal për të ruajtur gjendjen e mirë shëndetësore, në tëkundërt, mund të rrisë urinë dhe nervozitetin, duke çuar në ngrënie të gabuar dhe mbipeshë. Njëra nga recetat më të preferuara për mëngjes është ‘Pica mëngjesi’.

Përbërësit:

230 gr brumë (pice, në temperaturën e dhomës),

1/3 filxhan çaji vaj ulliri (ekstra i virgjër),

1 filxhan çaji domate (të freskëta, të copëtuara),

1/2 filxhan çaji pançetë (ose proshutë e copëtuar, e tiganisur derisa të jetë bërë krokante),

1/3 filxhan çaji ullinj të zinj (ose jeshilë, të copëtuar),

2 vezë (të mëdha),

1/2 filxhanë çaji djathë parmixhano (ose Pecorine të thërmuar),

1/4 filxhan çaji ajkë (qumështi),

3 lugë gjelle borzilok (të freskët, të copëtuar), piper i zi (i trashë). Përgatitja: Nxehni furrën paraprakisht në 230 gradë C. Shtrijmë brumin me dorë në një rreth të trashë 31-36 cm dhe e vendosim në tepsi pjekjeje që e kemi pluhurosur lehtë me miell misri.

Lyejmë mirë me vaj ulliri pjesën e sipërme të brumit të picës dhe pastaj hedhim sipër domate, pancetta (ose proshutë) dhe ullinj. Në një tas të vogël rrahim së bashku vezët, djathin dhe ajkën dhe pastaj i hedhim mbi brumin e picës duke i shpërndarë në mënyrë të barabartë me pjesën e pasme të lugës.

Rregullojmë borzilokun mbi përzierjen e vezës dhe i pjekim derisa të bëhet krokante dhe të marrë ngjyrë kafe të lehtë, rreth 15 deri në 20 minuta. E spërkasim sipër me piper të zi të trashë, e presim në copa dhe e shërbejmë menjëherë. Përgatitja e kësaj pice zgjatë 35 minuta.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: