Categories Kuzhina

Restaurohet kisha e Shna Prendes/ Ndreu: E vetmja kishë që ka qartësisht darkën e fundit të Jezu Krishtit (Foto)

/ATSH/ – Restaurohet kisha e Shna Prendes në Balldre të Lezhës. Kisha, shpallur monument kulture i kategorisë së I në vitin 1984, tashmë do të  jetë një tjetë destinacion për të gjithë turistët. Gjatë përurimit të restaurimit të kësaj kishe ishte i pranishëm dhe kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu ku shprehet se kjo kishë është një objekt kulturor dhe historik me vlerë të madhe dhe afresket e gjendura në të janë unikale.

“Kisha e Shna Prendes në Balldre Lezhë është një objekt kulturor dhe historik me vlerë të madhe. Afresket e gjendura aty janë unikale. Është e vetmja kishë në vend që ka qartësisht darkën e fundit të Jezu Krishtit, por me shumë se 200 vjet para se ta pikturonte Da Vinçi, çka i jep kësaj kishe vlera të pakrahasueshme”, shprehet Ndreu. “Respekt për Dom Nike Ukgjini, Gjergj Liqejza e shume aktorë të tjerë që bënë të mundur këtë punë kaq të dobishme”, tha Ndreu.

Kisha e Shna Prendes në fshatin Balldren të Lezhës është ndërtuar në shek.XII-XIII. Kjo kishë ndodhet në fshatin Balldre, ndërtuar mbi kodrën shkëmbore të një vendbanimi mesjetar. Burimet historike shënojnë në fshatin Balldre (balli i Drinit) që nga mesjeta me popullsi të ardhur nga alpet e veriut (Kelmendit).

Ndërtimi i kishës tregon përkushtim dhe funksionin fetar të këtij komuniteti dhe më gjerë në luginën e poshtme të lumit Drin. Ajo i përket tipit Gotik, më vonë kisha pati një restaurim, i cili mendohet që është i vitit 1462 sipas mbishkrimit të vendosur në anën e jashtme të Apsidës ku shkruhet: “Në vitin e Zotit 1462 kujto o ZOT shërbëtorët e tu, Perlatët së bashku me të gjithë miqtë e tyre”. Kjo kishë e stilit romanik ndërtuar mes shek. XIV-XV paraqet një ndërtim drejtkëndësh, mbuluar me qemer të mprehtë. Kisha nga brenda ka qenë e zbukuruar me afreske ku dallon prej të tjerave tek absida “Darka e fundit”.

Me të njëjtin lloj harku janë edhe dyert e dritaret origjinale një pjesë e të cilave janë të murosura. Nga gërmimet e viteve 1985-86 në pjesën jugore të kishës janë evidentuar mure dhe një Apsidë, vazhdim i ekzistueses, duke përcaktuar në këtë mënyrë se forma planimetrike origjinale ka qenë e përbërë në dy Anijata dhe dy Apsida. /a.a/ /a.g/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME