Categories Kuzhina

Role me gjizë dhe koper

Role me gjizë dhe koper

Përbërësit:

1 pako peta

3 kokrra vezë

½ gotë qumësht

½ gotë vaj

1 lugë kafe pluhur pjekës

Kripë

400 gr gjizë ose djathë

1 tufë koper

1 lugë gjelle susam

Përgatitja:

Në një tas rrahim 1 vezë me pak kripë, shtojmë gjysmë gote vaj, gjysm gote qumësht, 1 lugë kafe pluhur pjekës, i përziejmë mirë dhe këtë përzierje e lëmë mënjëanë për të lyer petët. Në një tas tjetër rrahim dy vezë, hedhim kripë, gjizën, 2 lugë gjelle vaj dhe koperin të grirë hollë. Me këtë përzierje do të mbushim rolenë.

Hapim një petë dhe e lyejmë komplet sipërfaqen me përzierjen e tasit të parë.  Vendosim petën e dytë mbi të dhe përsëri e lyejmë. Vendosim lugë lugë mbi petën e tretë, e spërkatim lehtë në fillim në petë horizontalisht gjizën për mbushje, rrotullojmë dhe formojmë një role. Lyejmë tavën me yndyrë dhe vendosim rolenë në tepsi kështu vazhdojmë dhe me roletë e tjera derisa të mbarojmë petët. Lyejmë roletë me vezë vaj dhe qumështin e trazuar, i presim në gjerësi 10 cm. I spërkasim me susam dhe i pjekim në temperaturë 200 gradë Celsius për 20-25 minuta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME