Categories Kuzhina

Sallatë me lakër të bardhë dhe karrota

Sallaten me laker te bardhe te prere holle dhe karrota, bashkuar me nje salce qe nuk dija ta specifikoja se çfare ishte, e kam provuar disa kohe me pare ne Kroaci. Pas disa kerkimeve, mesova qe faktikisht nuk ishte nje sallate, por nje garniture me origjine irlandeze (e quajtur me emrin origjinal coleslaw). Perveçse me laker te bardhe, kjo sallate mund te pregatitet edhe me laker te kuqe apo duke i shtuar edhe pak qepe te njome te grire holle.
Shkon shume me filetot e pules ne zgare, peshkun, apo edhe mishin e viçit. Por une gjithesesi e preferoj me shume si sallate sesa si garniture.

Perberesit

300gr laker e bardhe, e prere shume holle

1 karrote e madhe, e grire ne rende

…per salcen (dressing)

4 luge gjelle kos

2 luge gjelle majoneze

1 luge çaji uthull vere te bardhe

1 luge çaji hudher gjarpri te freket ose te thate (e gjeni nen emrin erba cipollina, chives etj)

1 luge kafe mustarde

kripe

piper te zi te sapobluar

Vendosim lakren e bardhe dhe karroten ne nje tas te madh per sallate dhe i perziejme mire.

Pregatisim salcen: Ne nje kavanoz hedhim te gjithe perberesit e mesiperm, i tundim mire dhe kete salce (dressing) ja hedhim siper lakres dhe karrotes. I perziejme shume mire ne menyre qe e gjithe sallata te vishet ne menyre uniforme me salcen dhe e sherbejme.

Ruajtja: Ne menyre qe sallata te ruaj te gjithe shijen e saj, e bashkojme me salcen vetem disa minuta perpara se ta konsumojme, duke e ruajtur dressing ne kavanoz te mbyllur hermetikisht brenda ne frigorifer.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME