fbpx
Kuzhina

Sardele furre me domate dhe majdanoz

Sardele furre me domate dhe majdanoz

Përbërësit:

1 kg sardele të pastruara

1 qepë të vogël

5 thelpinj hudhra

2 domate mesatare

1 1/2 tufë majdanoz

4 lugë gjelle vaj ulliri

2 limona

Kripë dhe piper i zi

1 lugë gjelle bukë e thekur e thërrmuar

1/2 gotë vere të bardhë

Përgatitja:

Parangrohim furrën në temperaturën 200ºC. sardelet të lara dhe të pastruara i hapim si dy faqe libri, i largojmë kokën, bishtin dhe shtyllën kurrizore. Qepën e kemi prerë në kubikë të vegjël. Domatet i kemi qëruar nga lëkura dhe farat, kurse tulin e presim në kubikë të vegjël.  Hudhrat i grijmë imët. Në një tas mesatar vendosim qepën në kubikë, domatet në kubikë , hudhrat e grira imët dhe 4 lugë gjelle vaj ulliri. Presim majdanozin imët dhe i shtojmë në tasin me perime. Shtojmë gjithashtu edhe kripë e piper të zi. Lyejmë një tavë me vaj ulliri, e spërkatim tavën me peksimadhe . Trazojmë perimet që kemi në tas dhe 2-3 lugë gjelle perime të grira. I përhapim nëpër tavë me qëllim që të mos thahet. Fillojmë të vendosim sardelet e hapura si faqe libri me kurrizin nga poshtë dhe të hapura nga lart. Shpërndajmë mbi peshk perimet e prera në kubikë. Mbulojmë përsëri perimet me sardele të tjera, por rreshti i dytë i sardeleve do të jetë pjesa e hapur poshtë dhe kurrizi nga lart. Shpërndajmë perimet që tepruan në pjesën anësore të peshkut. Spërkatim peshqit nga sipër me pak kripë. Përhapim verën mbi peshk dhe spërkatim me pak vaj e peksimadhe. Vendosim mbi peshk disa feta limoni dhe pak lëng limoni. Vendosim tavën me sardelet në furrë në temperaturën 200ºC për 30-35 minuta.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button