Kuzhina

Si gatuhen qiqrat? Një guidë e shpejtë me 6 hapa

Qiqrat janë shumë të pasura në proteina dhe fibra. Ato i bëjnë më të shijshme sallatat tuaja, pastat apo tacos.

Por si gatuhen qiqrat?

1.Si fillim mbushni një enë me ujë dhe fusni qiqrat brenda. I lini të qendrojnë aty për 12 orë. Nëse kuzhina juaj është shumë e ngrohtë atëherë mund t’i ruani në frigorifer për të shmangur fermentimin.

2.Pas 12 orësh, do të shikoni se qiqrat e kanë rritur madhësinë e tyre

3.Kullojini, hidheni lëngun aktual dhe shpëlajini me ujë të ftohtë. I vendosni në një tenxhere me ujë të ftohtë, me volum 2 herë më shumë sesa sasia e qiqrave. I shtoni 1 lugë gjelle kripë dhe i lini të ziejnë në zjarr në nxehtësi mesatare për 1 orë.

4.Pasi të ketë kaluar një orë, merrni një kokërr dhe provoni ta shtypni me pirun. Nëse shtypet atëherë kjo tregon se qiqrat janë gati. Nëse jo, i lini sërish në zjarr duke i kontrolluar çdo 10 minuta. Disa lloje të caktuara qiqrash mund të duan deri në 2 orë kohë zierjeje.

5.Pasi qiqrat të jenë bërë, i kulloni në ujë të ftohtë. Pasi të jenë tharë disi, mund t’i përdorni në recetat tuaja.

6.Mos harroni se qiqrat bëjnë pjesë në grupin e superushqimeve dhe janë shumë të rekomanduara për një shëndet të mirë

Për 4 racione na duhen:

250gr qiqra

pak selino
1 qepe
1 karote
1 gjoks pule të tretur në pjesë të vogëla
1 filxhan vaj
1 presh të prerë vogëla
2 thelpa hudher
1 piperke të kuqe të prerë në copëza të vogëla
salce domatesh
rigon, piper të zi dhe kripë

Përgatitja: I vëmë qiqrat një natë më parë në ujë që të fryhen,
në tenxheren që kemi vënë një natë më parë qiqrat të fryhen shtojmë: karoten, qepen, selinon.

Në një tigan tjeter shtojmë pulen, preshin piperkën hudhren dhe i skuqim pak.

Hedhim më pas dhe salcen, rigonin ,kripën, piperin e zi.
Më pas lëreni të ziej në zjarr të avashtë për 30 minuta, derisa të zbuten qiqrat.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close