Categories Kuzhina

Si të bëjmë japrak me lakër të bardhë

Jemi mësuar gjithmonë ta gatuajmë me gjethe rrushi, por sot do t’ju tregojmë sesi t’i gatuani me lakër të bardhë. Është akoma më i shijshëm dhe perfekt për stinën e vjeshtës…
Japraku është një gatim shumë i shijshëm dhe mjaft i shëndetshëm dhe ekonomik. Jemi mësuar gjithmonë ta gatuajmë me gjethe rrushi por sot do t’ju tregojmë sesi t’i gatuani me lakër të bardhë. Është akoma më i shijshëm dhe perfekt për stinën ku jemi ku gjethet e rrushit nuk janë më të pranishme.

Përbërësit për 6 persona:
1 kokë lakër e madhe
500 gr mish i grirë
2 gota uji oriz
1 qepë e thatë (e madhe)
1 lugë gjelle salcë speci ose domatesh
3-4 thelpinj hudhër
1 tufë majdanoz
Piper i zi
Spec i kuq
Mente e tharë
Kripë
Vaj ulliri

Përgatitja:
Lakrën e ndajmë në dy pjesë dhe e vemë në ujë me kripë të valuar që të zbutet. Pasi të jetë zbutur e heqim dhe e lemë të ftohet. Fletët e mëdha i ndajmë pa i prishur dhe i lemë veçmas për t’i përdorur më pas si mbështjellje. Qepën e grijmë hollë dhe e hedhim në një enë. Shtojmë orizin, salcën e tretur në pak ujë, mishin e grirë, majdanozin e grirë imët, piperin e zi dhe specin, kripë dhe pak ujë (1 filxhan kafeje). I përziejmë mirë me dorë. Marrim një nga fletët e lakrës dhe e shtrijmë për së gjati. Hedhim në njërin cep 1-2 lugë nga gjella e përgatitur. E mbështjellim në formë ruloje. Cepat mund t’i presim paksa nëse janë të gjatë. E lemë veç dhe e përsërisim këtë procedurë derisa të mbarojë gjella. Marrim një tenxhere dhe në fund të saj shtrijmë 3-4 fletë lakre të zier. Mbi to fillojmë të vendosim me rregull japrakët e përgatitur. Mund t’i rreshtojmë në 2 apo 3 shtresa derisa t’i zërë të gjitha. Në fund, sipër u hedhim thelpinjtë e hudhrës të shtypura lehtë me një lugë ose thikë. I hedhim rreth 1 gotë ujë, 2-3 lugë vaj ulliri dhe mente të tharë. Mbi japrakët vendosim një pjatë përmbys që t’i ruajë ato të mos hapen gjatë zierjes. Tenxheres i vemë kapakun dhe e vendosim mbi zjarr të mesëm që të ziejë përreth 30-40 minuta.

Kujdes: Nëse do të përdorim lakër të vogël, nuk e ndajmë në dy pjesë, por i heqim boshtin duke e prerë në formë rrethore. Gjatë mbështjelljes, evitojmë sa të mundemi damarët e trashë të fletëve. Nëse fletët janë të trasha, japrakët i ziejmë pak më tepër dhe i shtojmë ujë përsëri nëse duhet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME