fbpx
Kuzhina

Si të bëni makarona perfekte “puttanesca”

Puttanesca , një nga pjatat më të famshme italiane që e ka origjinën nga Italia Jugore. Ajo çfarë e veçon është një salcë e përbërë me kaperi, domate, hudhra, ullinj, majdanoz dhe sardele. Sekreti, sipas kuzhinierëve italianë , janë sardelet që kanë një shije perfekte me hudhrën. Ata nuk përdorin salcë domate ose domate klasike të mëdha, por pomodorini ose domate qershi.

Përbërësit

-100 gr ullinj pa fara

-50 gr kaperi

-rreth 10 domate qershi

-4 lugë vaj ulliri

-Pluhur spec djegës

-Kripë

-Majdanoz

Përgatitja

-Qëroni domatet dhe pritini në copa. Ullinjve hiquni bërthamat dhe copëtoni ¾ e sasisë së tyre.

-Në një tigan, nxehni vajin dhe skuqni hudhrën, specin djegës. Hudhrën hiqeni nga tigani kur të fillojë të zverdhet.

-Shtoni sardelet, më pas ullinjtë dhe domatet. Hidhni kripë e piper sipas shijes. Përzieni gjithçka derisa të formohet një salce.

-Zieni makaronat, hidhini më pas në një pjatë  të madhe dhe shtojeni sipër salcën.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button