Kuzhina

Si të zgjidhni arrat e duhura për bakllavanë

Arrat janë burim i pasur i acideve yndyrore omega-3, tejet të rëndësishme për një jetë të shëndetshme. Ato ofrojnë vitamina, minerale dhe shumë përfitime për organizmin. Arrat janë pjesë e pandashme e traditës së gatimit në ndërrimin e viteve.

Tregjet dhe rrugët janë të mbushura plot me shitës ambulantë që shesin thasë plot e për plot me arra, me premtimin se ato janë më të mirat.

Kudo që t’i blini, ekspertët këshillojnë që të jemi të kujdesshëm në blerjen e arrave.Sipas tyre, si fillim duhet të vëzhgojmë lëvozhgën e arrave. Ajo duhet të jetë e plotë, të përçojë aromën dhe mbi të gjitha të mos ketë shenja myku. Në brendësi, arra duhet të jetë e fryrë, e bollshme, jo e rrudhur por me një ngjyrë të çelët.

Arra në brendësi nuk duhet të jetë shumëngjyrëshe ose me nuanca. Përkundrazi, ngjyra e arrës duhet të jetë e zbehtë, e artë dhe homogjene. Në momentin që pastron arrën nga lëvozhga, prej saj nuk duhet të dalë pluhur.Nëse arra ka një aromë specifike të vjetër, atëherë nuk është e freskët por e vitit të shkuar.

Arrat e vjetra mbajnë ngjyrë të verdhë të çelët dhe nuk duhen blerë. Mesorja e arrave duhet të jetë e plotë. Nëse arra është vjetër, mjafton ta tundni pranë veshit. Nëse dalloni një zhurmë të fortë si bubullimë, atëherë arra është e vjetër.

Arra që është e freskët, ndahet dhe çahet më me vështirësi. Një tjetër aspekt ndaj të cilit duhet të tregoni kujdes është thatësira. Arra e mirë dhe e freskët nuk duhet të ketë lagështi brenda saj apo mbi lëvozhgë. Pas blerjes, arrat duhet t’i ruani në një vend të thatë, të errët dhe mundësisht në ngrirje.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close