Categories Kuzhina

“Sorkadhet e trembura”, historitë e dashurive të Kadaresë tashmë në film

Historitë e dashurive shqiptaro-ruse të shkruara nga shkrimtari i madh Ismail Kadare, do të vijnë në një film të jashtëzakonshëm nën regjinë e Juri Arabov. Bëhet fjalë për histori të jetuara, të ndjera e të rrëfyera për të gjithë në librin “Sorkadhet e trembura”, të kthyera tashmë në një projekt kinematografik, i cili do të marrë jetë së shpejti.

Një ditë përpara se aktorët të zbresin në sheshxhirim, në Gjirokastrën e gurtë të të madhit Kadare, ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka takuar regjisorin Arabov, si dhe dy protagonistët kryesorë të filmit Polina Grishina, Besmir Bitraku.

“E lumtur që arritëm në këtë moment, në fillimin e xhirimeve të filmit mbi tekstin e Ismail Kadaresë, për historitë e dashurive të thyera, si pasojë e politikës. Një ditë na ndan para nisjes për në Gjirokastër, ku edhe do të nisin xhirimet. Në këtë atmosferë pune e entuziazmi pata kënaqësinë të takoj regjisorin dhe skenaristin Juri Arabov, Polina Grishina, Besmir Bitraku, dy protagonistët kryesorë të filmit. Ata do të rrëfejnë jo vetëm historinë e dy të rinjve të dashuruar, por të dy vendeve. Një histori me mesazhe të fuqishme njerëzore, shprehet ministrja e Kulturës, Margariti. Janë dashur vite punë që më në fund ky projekt të niste udhën e realizimit, përmes firmosjes së kontratës me kompaninë kinematografike “Fortuna Film

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME