
Spinaq me qiqra
Përbërësit:
800 gr spinaq
4 thelpi hudhra
1/2 qepë e thatë
1 tufë qepë të njoma
1/2 lugë kafeje piper i kuq
Arrëmoskat
1/2 filxhan çaji pure domate
Majdanoz, koper
1 gotë qiqra (të gatuara)
Përgatitja:
Shpëlajmë mirë qiqrat dhe i kullojmë. Në një tigan ngrohim vajin dhe kaurdisim për 1 minutë hudhrat në feta, qepën e thatë të grirë shumë hollë, i trazojmë së bashku duke shtuar më vonë dhe qepët e njoma të prera në unaza.
I përziejmë për 30 sekonda dhe shtojmë pak kumin dhe piper të kuq, pure domate, kripë dhe spinaq të pastruar, koper, majdanoz dhe qiqrat e gatuara. I përziejmë së bashku për 2-3 minuta dhe e shërbëjmë.