Kuzhina

Strudel me sfoljat dhe mollë

Strudel me sfoljat dhe mollë 

Përbërësit:

1 petë sfoljat
100 gr rrush i thatë
2-3 mollë
1/2 limon (lëngu)
2 lugë gjelle sheqer
50 gr arra
1 lugë kafe kanellë
1 lugë gjelle gjalp
2 lugë gjelle galetë e grirë
Sheqer pluhur Fillimisht vendosim rrushin e thatë në ujë për tu zbutur. Qërojmë mollët dhe i presim ato në kubikë, spërkasim mollët me lëngun e limonit. Shtojmë në tasin me mollë dhe dy lugë sheqer. Shtrydhim mirë rrushin e thatë dhe e shtojmë në tasin me mollë, shtojmë kanellën dhe i përziejmë të gjithë përbërësit e mbushjes që të marim aromën dhe shijen e njëra – tjetrës. Në një tigan shkrijmë një lugë gjelle gjalpë dhe kaurdisim dy lugë gjelle galet të grirë, vazhdojmë kaurdisjen derisa galeta të marë ngjyrë të verdhë. Hapim petën sfoliatë dhe e shtrojmë si bazë. Mbi të shtojmë mollët e përziera me rrush, kanellë dhe sheqer. E përhapim mirë në mes të petës, palosim petën nga të dyja anët dhe në dy pjesët anësore të saj dhe e transferojmë atë në tavë. E vendosim në furrën e parangrohur me temperaturë 190 gradë për 30 minuta. E nxjerim nga furra, e lëmë të ftohet dhe e pudrosim me sheqer pluhur. E presim dhe e servirëm.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button