Kuzhina

Supë me patate të ëmbël

Një pjatë e ngrohtë me supë mund të jetë pjata më e goditur në këto ditë të ftohta. Por jo vetëm kaq, ajo është një mënyrë e shëndetshme për të filluar një vakt duke qenë se është e pasur me perime dhe të ngop. Supa e bërë në shtëpi është zgjedhje më e mirë se supa e konservuar. Disa nga arsyet pse duhet të konsumosh supë çdo ditë:

Supa rrit konsumimin e perimeve

Duke qenë se shumë njerëz nuk arrijnë t’a marrin dozën e rekomanduar të perimeve, supa vjen në ndihmë duke i shtuar vaktit më shumë perime, sidomos nëse zgjedh një supë vegjetariane dhe rrjedhimisht trupit i shton mundësinë të marrë sa më shumë vitamina. Zakonisht, supat e ftohta si ajo me domate, e kanë më të lartë nivelin e Vitaminës C, ndërsa supat e tjera të ngrohta ofrojnë ushqyes të tjerë, si vitamin A, selen dhe kalium.

Supa të ngop

Ndryshe nga shumë lëngje, supa mund të jetë po aq të plotësuese sa ushqimet e ngurta. Kjo do të thotë që mund të hamë supë si një vakt i vetëm pa u shqetësuar se do të jemi të uritur përsëri menjëherë pasi të kemi përfunduar vaktin. Nëse e konsumon supën si vakt i vetëm, sigurohu të zgjedhësh një që përmban proteina.

Supa ka densitet të ulët të energjisë

Supat që janë me lëng kanë densitet të ulët energjik, që do të thotë se kanë më pak kalori për gram. Zgjedhja e ushqimeve me densitet të ulët energjik mund të na ngopi me më pak kalori, duke e bërë më të lehtë dobësimin. Pra, nëse supa hahet dy herë në ditë, si pjesë e një diete të ulët në kalori çon në 50 % humbje peshe se sa të hahet ushqim me densitet të dendur energjik që përmban numër të njëjtë të kalorive.

Zgjedhja e saktë e supës

Supat me bazë krem mund të jenë të larta në yndyrë dhe kalori, prandaj janë më pak të shëndetshme se supat me bazë lëngun. Mirë është që supa të bëhet në shtëpi me perime të freskëta dhe jo të blihet e gatshme në supermarket, kjo sepse supat e gatshme kanë elementë të shtuar që nuk i bëjnë mirë shëndetit.

Më poshtë po ndaj me ju disa receta të shpejta dhe të shijshme të supave të mia të preferuara dhe që nuk mungojnë asnjëherë në vaktin tim të drekës që gjithashtu mund t’i bëni tani në dimër për vetëm pak minuta në blender.

Supë me patate të ëmbël

Përbërësit:

  • 1/4 (43 g) qepë e vogël, e qëruar
  • 1/2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 (270 g) patate e ëmbël e pjekur
  • 1/2 (75 g) mollë, hiqi farat
  • 1 (70 g) karrotë, gjysmë
  • 1 kubë konservant supe
  • 1 1/2 filxhan (360 ml) ujë

Përgatitja:

  1. Në një tigan, fërgo qepën me vajin e ullirit për 5 minuta ose sa të marrë pak ngjyrë qepa
  2. Vendosi të gjithë përbërësit në një blender për 5-6 minuta derisa të bëhet si krem.

supe-me-patate-te-embel

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: