Categories Kuzhina

Tartë me kungull

Tartë me kungull Përbërësit: Brumi për bazën: 250 gr miell 1 lugë kafe trumzë pak kripë 1 lugë gjelle uthulltë bardhë vere 130 ml ujë ambienti 30 ml vaj ulliri

Mbushja e Tartës: 600 gr kungull të njomë 1 lugë gjelle vaj ulliri 1 qepë e vogël 160 gr pancetë në kubikë kripë dhe piper të zi 4 kokrra vezë 4 lugë gjelle parmixhan ( 40 gr) 150 gr djath i tymosur

Përgatitja: Në një tas vendosim miellin, pak trumzë, kripë, uthull dhe ujë në temperaturë ambienti të gjithë këto përbërës I përziejmë me një lugë druri. Shtojmë vajin dhe vazhdojmë përzierjen me lugë druri kur brumi fillon të lidhet pak, fillojmë dhe e punojmë me duar deri sa të marrë formën e brumit të butë duke e spërkatur me pak miell gjatë punimit. E vendosim përësri brumin në tas e mbulojmë me celefon dhe e lëmë të pushojë brumin për 30-40 minuta

Mbushja: Në një tigan vendosim 1 lugë gjelle vaj ulliri. Shtojmë qepën e njomë imët, pancetën e kaurdisim për 2 minuta . Shtojmë kungujt të prerë në rrumbullake, kripë,piper të zi, I përziejmë për 8-10 minuta. Hapim brumin me rolon dhe e vendosim atë në një tepsi tartash me diametër 28 cm. Shtojmë mbushjen me kungull e rivelojmë atë mirë. Në një tas rrahim vezët e plota, shtojmë tek vezët kripë, piper të zi, parmixhanon e grirë dhe e shtojmë duke mbuluar kungujt ( mbushjen). Djathin e tymosur Scamorta ( Provola) e presim në kubikë e shpërndajmë mbi sipërfaqen mbi vezë dhe e vendosim tavën në furrë, e ngrohur më parë në temperaturë 200 gradë Celsius.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME