fbpx
Kuzhina

Tortë e shpejtë me mollë në tigan

Tortë e shpejtë me mollë në tigan

Përbërësit: 30 gr gjalp ambienti dhe 1 lugë gjelle sheqer

1 mollë, 1 lugë kafe kanellë, 1 vezë, pak kripë, 1 pako sheqer vanilje, 3 lugë sheqer, 1 filxhan kafe vaj bimor

1 filxhan çaj qumësht, 1 gotë miell dhe 1 lugë gjelle tjetër miell, 1 lugë çaj pluhur pjekës, 1 lugë gjelle uthull të bardhë molle

Përgatitja: Lyejmë mirë ( pak trashë) një tigan me gjalp e spërkasim atë me sheqer në të gjithë sipërfaqen. Lajmë mirë një mollë dhe presim atë në rrathë me trashësi 0.4-0.5 cm me ndihmën e një kapaku shishe ose instrumenti të posaçëm pastrojmë qendrën nga farat.Vendosim fetat e mollëve në tigan duke mbuluar komplet sipërfaqen e tiganit dhe i spërkasim me kanellë. Në një tas vendosim një vezë të plotë, pak kripë, sheqer vanilje, 3 lugë gjelle sheqer i rrahim mirë me tel vezën deri sa sheqeri të shkrijë dhe 1 filxhan kafe vaj bimor, vazhdojmë përzjerjen deri sa të na formohet një masë kremoze dhe 1 gotë qumesht përziejmë përsëri miellin pak nga pak dhe duke e përzjerë vazhdimisht shtojmë pluhurin pjekës , e përziejmë në fund dhe shtojm 1 lugë gjelle uthull dhe pasi të kemi përzjerë mirë të gjithë përbërësit e shtojmë brumin mbi fetat e mollëvë. Vendosim tiganin,e  zierë në temperaturë nën mesatare të mbuluar me kapak për 15- 29 minuta. E shohim nëse shkëputet nga tigani dhe në ndihmën e një pjate e kthejmë dhe e pjekim dhe në anën tjetër për 10 minuta përsëri të mbuluar me kapak. E shërbejmë pasi të jetë ftohur.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button