Categories Kuzhina

Tortë mjaft e shijshme dhe delikate

Edhe pse kërkon kohë pak kohë, receta ofron një tortë mjaft të shijshme dhe delikate. Miqtë, familjarët dhe fëmijët tuaj do ta pëlqejnë dhe do ta shijojnë së tepërmi.

Përbërësit:

– 200 g gjalpë,
– 250 g sheqer të kafenjtë,
– 3 vezë,
– 225 g miell,
– 2 lugë pluhur për ëmbëlsira,
– 50 g ajkë neutrale,
– 100 g çokollatë për zierje,
– 3 lugë xhem dredhëzash.

Për fill:

– 500g sheqer,
– 1 lugë ekstrakt vaniljeje,
– 1 lugë glukozë të lëngshme,
– 300 g sheqer pluhur.

Përgatitja: Tundeni gjalpin dhe sheqerin e kafenjtë, shtoni një nga një vezët dhe përzieni me miell, pluhur ëmbëlsirash dhe me pak kripë. Në fund përzieni çokollatën e shkrirë, 50 g ajkë neutrale dhe 100 ml ujë të valuar. Ndani brumin në dy pjesë dhe piqeni secilën pjesë në tepsi rreth gjysmë ore. Lini në që të ftohen dhjetë minuta pastaj ngadalë hiqeni nga letra e pjekjes. Koret le të ftohen tërësisht para se t’i qitni fillin. Për fill, nxehni sheqerin, vaniljen dhe glukozën derisa të shndërrohen në shurup të tejdukshëm (kujdes me sheqerin e nxehtë!). Hiqeni nga zjarri. Tundni të bardhët e vezëve deri sa të bëhen sikur borë e fortë dhe shtoni ngadalë në shurupin e vluar. Përzieni pa ndërprerë derisa të bëhet një masë e dendur, ndërsa në fund shtoni duke e tundur edhe sheqerin pluhur. Lyeni të dy koret me xhem dhe bashkoni duke u kujdesur që korja e sipërme të jetë e pastër. Lyeni ëmbëlsirën me fill dhe zbukurojeni sipas dëshirës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME