Categories Kuzhina

Video/Biskotë e mbushur me krem kosi dhe kivi

Përbërësit për brumun e biskotës:

250 gr miell

125 gr gjalp

100 gr sheqer

50 gr lajthi

20 gr kakao

1 vezë

1 limon

Përbërësit për kremin:

200 gr pana e ëmbël

100 gr kos

50 gr çokollatë

4 kivi

esencë valilje

Përgatitja: Në një tas bëjmë bashkë miellin, gjalpin, kakaon dhe lëkurën e limonit. Më pas shtojmë vezët dhe i përziejmë derisa të formohet një masë homogjene. Në një mikser hedhim lajthitë dhe sheqerin dhe pasi i grijmë masën e shtojmë tek brumi dhe i përziejmë bashkë. Pasi brumi bëhet gati e mbështiellim me pelikul dhe lihet për pak minuta. Më pas në disa forma futet brumi dhe piqet në furrë në 180 gradë. Ndërkohë përgatitet kremi. Në një tas hedhim panën e ëmbël, e përziejmë dhe më pas shtojmë kosin, esencën e vaniljes dhe çokollatën. Pasi biskotët piqen, lihen të ftohen dhe mbushen me krem dhe mbi to vendosen kivit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME