Kuzhina

Video\ Gatime nga zonja Albana, Kadaif me arra dhe qumësht të kondensuar

Kadaif me arra dhe qumësht të kondensuar

Përbërësit:

250 gr kadaif

100 gr gjalpë

100 gr arra të thërrmuara

500 ml qumësht
1 bustinë vanilje

200 gr sheqer

100 gr qumësht i kondensuar

Përgatitja:

Hapim kadaifin në tryezën e punës dhe vendosim një shtresë me arra të thërrmuara. E mbledhim më pas kadaifin role dhe e vendosim në një tavë ku e spërkasim mirë me gjalpë të tretur.  E vendosim kadaifin të piqet në furrë për 1 orë në temperaturën 160-170 gradë derisa të thahet plotësisht e të marrë ngjyrë të artë.

Pasi kadaifi të jetë pjekur e lemë të ftohet plotësisht. Ndërkohë ngrohim qumështin, shtojmë vaniljen dhe sheqerin duke e trazuar që sheqeri të tretet plotësisht. E lemë qumështin të ftohet pak dhe më pas e hedhim mbi kadaifin e pjekur. Pasi kadaifi të përthithë të gjithë qumështin shtojmë qumështin e kondensuar.tv report

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close