Lajme

​Nuk i deklaroi paratë në Kakavijë, i sekuestrohen gati 20 mijë euro italianit

Policia Kufitare e Kakavijës i ka sekuestruar 19.450 euro një shtetasi italian dhe e ka proceduar penalisht pasi nuk e deklaroi shumën e të hollave në Pikën Kufitare.

Policia,  bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në dalje të Republikës së Shqipërisë,  ka kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, motomjetin tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin italian G. C.

Gjatë kontrollit në motomjetin e tij, u gjetën 19.450 euro, të cilat iu sekuestruan.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër e dërguan dosjen në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. C., 53 vjeç, banues në Itali, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close