
Kryeministri Edi Rama, ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Basha pasi ky i fundit nga Unaza e re, ku iu bashkua edhe sot protestës së banorëve, tha se kostoja e 1 centimetri rrugë tek kjo zonë është 2 mijë euro.
Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se sipas aritmetikës së Bashës, “kostoja e unazës shkon 400 milionë euro”.
POSTIMI I PLOTË
7X7=42 është lule para kësaj të fundit të Lulit: 1 cm rruge tek Unaza e Re kushton 2000 €. Rruga bën 40 mln € thotë po ai, po sipas aritmetikës së tij i bie që 2 km bëjnë 400 mln £. Dhe 400 mln shumëzuar me gjerësinë, sipas tij 30 m, janë baraz 12 miliardë €.
Eh Artist Artist