Lajme

1 milion njerëz në sheshe, digjet bashkia e Bordeaux, Franca refuzon ligjin e Macron

Qyteti francez i Bordeax është gdhirë në flakë, këtë të premte, me protestat kundër ligjit të rritjes së moshës së pensionit që kanë arritur kulmin.

Demonstratat u nxitën nga legjislacioni që rrit moshën e pensionit me dy vite, nga 62 në 64.

Qytetarët e revoltuar nuk kursyen as bashkinë e këtij qyteti duke i vënë zjarrin hyrjes së saj, ndërkohë që një incident i rëndë u regjistrua në Rennes, ku u dogj një stacion policie.

Më shumë se 1 milion njerëz dolën mbrëmjen e së enjtes në protestë në sheshet e qyteteve kryesore franceze, me gati 120 mijë njerëz vetëm në rrugët e Parisit.

Mbi 80 vetë u vunë nën pranga, teksa policia i shpërndau protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë.

Mbrëmë protestuesit bënë thirrje për protesta edhe më të mëdha kombëtare, deri në greva, që mund të përkojnë edhe me vizitën e parë të mbretit Charles III në vend.

Në Paris, protestat ishin më paqësore, edhe pse nuk munguan përplasjet me policinë dhe shkatërrimi i dyqaneve dhe pronës publike e private.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close