Categories Lajme

1 qershori për disa fëmijë nuk është festë, lypin për të jetuar

Shumë fëmijë në kryeqytet, festa e 1 qershorit i gjeti përsëri në rrugë, duke kërkuar të holla për mëshirë apo në këmbim të një pune që nuk është për ta. Për disa 1 qershori është si cdo ditë e zakonshme pa emocionet që jep kjo festë, ndërsa prindërit e tyre ndihen keq që nuk mund ti plotësojnë dëshirat më minimale. 1 qershori nuk u festua nga të gjithë në Shqipëri.

Ndërkohë që disa ishin krahë prindërve të mirë veshur e me dhurata në duar, moshatarë të tyre shtrijnë dorën për një monedhë. Rrugëve të kryeqytetit shohin me radhë kalimtarët se kush prej tyre do ndalojë për ta. Fjalë pak dhe i hutuar, për të, të gjtiha ditët janë të njëjta, ai tregon se nuk e di që sot është festa e fëmijëve, është festa e tij. “Nuk e di, e kam harruar”. Kur i kujtojmë se ka festë, ai shpreh dëshirën për një lodër.

Ky 9 vjeçar pret që minimalisht të grumbullojë rreth 200 leke në ditë për të siguruar ushqimin për vete dhe familjen.Por ndërkohë që fëmijët e kanë harruar festën e tyre, prindërit ndihen të dëshpëruar që nuk mund ti plotësojnë dëshirat, ndërsa thonë se për këtë 1 qershor kërkojnë vetëm bukë.

“Për festa kërkojnë lodra, por duan edhe bukë”. Mes trafikut të kryeqytetit disa ofrojnë larjen e e makinës për pak lekë, ndërsa të tjerë kërkojnë mes koshave të mbeturinave për mbetje të riciklueshme të cialt në fudn të ditës do tu sigurojnë ushqim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME