Categories Bota, Lajme

10 milionë raste nga koronavirusi, mblidhet urgjentisht OBSH: Bllokimi është zgjedhja e fundit

OBSH është mbledhur në një telekonferencë urgjente për shkak të shpërthimit të rasteve me Covid që kaluan shifrën 10 milionë. Ndonëse shumë shtete kanë rivendosur masat kufizuese për të ndalur përhapjen e sëmundjes dhe rritjen e numrit të infektimeve, shefi i OBSH në Europë Hans Kluge u shpreh:

“Një bllokim i përgjithshëm, si ai i vendosur në mars dhe prill, duhet të jetë zgjidhja e fundit në përgjigje të rasteve në rritje të koronavirusit. Ne e dimë që bllokimet, si ajo që kemi parë në fillim të këtij viti, do të zvogëlojnë transmetimin në komunitet dhe do t’i japin sistemit shëndetësor kohën e nevojshme për të rindërtuar dhe azhurnuar, për të përballuar ngjarjet serioze të COVID-19 dhe për të siguruar shërbimet e nevojshme.

Por, ne gjithashtu e dimë që bllokimet e plota do të rrisin kërkesën për shërbime të shëndetit mendor dhe do të shkaktojnë një rritje të dhunës në familje, ndërsa në të njëjtën kohë do të zvogëlojnë shtrimin në spital për sëmundjet kronike, duke rezultuar në vdekje të parakohshme nga këto sëmundje.

Ndikimi indirekt, i cili lidhet me vështirësitë financiare me të cilat përballen qytetarët që do të kthehen në sigurimet shoqërore, mund të ketë efektin e ndikimit të mëtejshëm ekonomik dhe të zgjasë kohën e rimëkëmbjes së ekonomisë.

Duke pasur parasysh këto realitete, ne i konsiderojmë bllokimet kombëtare si një mundësi e fundit sepse ato anashkalojnë mundësinë që të gjithë të përfshihen në masa themelore dhe efektive,” tha ai.

Kluge theksoi rëndësinë e mbajtjes së maskave në 95% të popullsisë duke thënë se mund të shpëtojë deri në 266,000 jetë deri më 1 Shkurt në 53 shtetet anëtare të Europës. Ai sugjeroi që njerëzit që i kanë mundësitë të punojnë nga shtëpia duke shmangur turmat e mëdha si dhe duke mbyllur vendet ku mblidhen njerëzit.

Nga ana tjetër, shtoi se mbyllja e shkollave nuk është masë efektive që e ndal sëmundjen pasi adoleshentët dhe fëmijët  nuk konsiderohen si transmetuesit kryesorë të sëmundjes. “Ne duhet të përfshijmë qytetarët për të na ndihmuar të krijojmë zgjidhje,” tha ai. Ai gjithashtu theksoi ndër të tjera domosdoshmërinë për t’i dhënë përparësi nevojave dhe mirëqenies së personelit shëndetësor dhe atyre në shërbimet thelbësore. (A.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME