Lajme

“10 vite pa ty i dashur Babi!”- Princi Leka përkujton të atin përmes një postimi

Princi Leka ka përkujtuar përmes një postimi prekës në facebook të atin e tij Leka Zogu në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Gjatë shkrimit ai bën një renditje të momenteve të gëzuara, por dhe të vështira që kanë ndodhur në jetën e tij gjatë këtij 10-vjeçari. Princ Leka nënvizon ardhjen në jetë të vajzës së tij Geraldinë si një moment që do të kishte dashur shumë ta ndante me të atin e ndjerë.

Princi gjithashtu në postimin e tij rrëfen dhe momentin e fundit përpara se babai i tij të mbyllte sytë në ambientet e spitalit, kur më 28 nëntor kërkoi i përlotur flamurin kombëtar në dritaren e dhomës së spitalit.

Në këto vite jeta më ka sjellë momente shumë të gëzuara, të cilat do të kishin dhënë lumturi të madhe, si edhe momente të vështira, ku forca dhe kurajo jote më kanë munguar.

Kur u bëra baba dhe mora në krahë për herë të parë Geraldinën e vogël, ju pashë ty dhe mamin brenda zemrës sime! Sa do doja tju kisha pranë ato çaste! Ajo do ishte gezimi juaj më i madh, është aq e dashur!

10 vite më parë të përcollëm në atë botë tjetër ku të gjithë takohemi një ditë, e unë lutem që së bashku me mamin të jeni në paqen e amshuar!

Babi, kur ti mbylle sytë e na fike shpirtin, ishin shqiptarët e tu ata që na dhanë ngushëllim, na mbushën me dashuri në ato ditë aq të dhimbshme. Erdhën nga të gjitha trojet për të të përcjellë e nderuar ty, njeriun që besonin, Mbretin e tyre. Ti arrite të bashkosh shumë zemra, solle shpresë në kohë shumë të vështira, fitove respektin dhe besimin e shumë njerëzve.

Kur mbështetësit dhe dashamirësit e Familjes Mbretërore të kujtojnë ty, flasin për një burrë me karakter të fortë, me urtësi dhe vlerat më të vyera shqiptare. Do doja shumë të të ngjaj, të ngjall atë besim dhe shpresë, pasi më ke trashëguar shumë dashuri për këtë vend, i shtrenjti babai im!

Hera e fundit kur ti pamë sytë e hapur e të përlotur ishte 28 nentori, ku kërkove flamurin në dritaren e dhomës së spitalit. Ai flamur që e deshe aq shumë! Na mungon shumë, madje Elia emocionohet çdo herë që të kujtojmë, e të kujtojmë gjithmonë…

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: