fbpx
Lajme

100 aplikantë testohen për menaxherë të energjisë/ Ja kush e ka detyrim punësimin e tyre

Pas testimit të audituesve të energjisë, 100 aplikantë iu nënshtruan sot testimit për Menaxherë të Energjisë të zhvilluar nga Agjencia për Eficiencën e Energjisë. “Hodhëm një tjetër hap të rëndësishëm në misionin tonë për t’i dhënë efiçencës së energjisë rolin që i takon”, deklaroi sot drejtori i Agjencisë për Eficiencën e Energjisë, Evis Berberi. Sipas tij, shumë shpejt, pas audituesve të energjisë, do të jenë gati për të nisur nga puna në terren edhe menaxherët e energjisë, një profil i rëndësishëm dhe i munguar në Shqipëri. Berberi bëri të ditur se detyrimin për të punësuar një menaxher energjie e kanë të gjithë konsumatorët që konsumojnë mbi 3 milionë për kilovat/orë si dhe të gjitha bashkitë në vend. Atsh

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button