Lajme

“100 ditë, 100 arritje”/ Në 8 vitet e fundit pagat e mësuesve janë rritur me 32%

Që prej vitit 2013, gjatë dy mandateve qeverisëse të PS-së, pagat e mësuesve kanë shënuar rritje. Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në instastory në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 ditë, 100 arritje” se sa janë rritur pagat e mësuesve në 8 vitet e fundit, me 10% apo 32%.

Rama thekson se në 8 vitet e fundit pagat e mësuesve janë rritur me 32%. Që nga 1 janari 2021, qeveria ka rritur me 15 % pagat për 35 883 punonjës të sistemit arsimor parauniversitar. Fondi vjetor për rritjen e pagave me 15 % për punonjësit mësimor llogaritet 3.5 miliardë lekë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: