Lajme

100 euro nga Tirana në Kapshticë, tre të ndaluar për trafik emigrantësh

Tre persona janë arrestuar në Korçë për trafik emigrantët në kuadër të operacionit “Perimetri”, njëri prej tyre E. Z. 24 vjeç i shpallur në kërkim dy ditë më parë. Dy të arrestuarit e tjerë janë; A. Sh., 41 vjeç dhe A. B., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë ata janë kapur në hyrje të qytetit të Bilishtit, duke transportuar me dy automjetet e tyre tip taksi, nga Tirana në drejtim të Kapshticës, kundrejt shpërblimit prej 100 euro, respektivisht nga 3 emigrantë të paligjshëm secili. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: