Categories Lajme

100- vjeçari nga Përmeti, gjysh Visho tregon ‘sekretin’ e jetëgjatësisë

Gjysh Visho nga Përmeti, sapo ka mbushur plot 100 vite. Por ndryshe nga vitet e tjera, ky 100 vjetor e gjeti të izoluar në shtëpi, si pasojë e koronavirusit. Bashkia Përmet, dërgoi një grup muzikor që këndoi live për disa minuta poshtë ballkonit të apartamentit të gjysh Vishos. Por edhe kryetarja e bashkisë, Alma Hoxha, e vizitoi dhe i dhuroi një buqetë me lule, burrit më të vjetër në qytet. Me gjysh Vishon u njohëm përmes emisionit “Shipëria Live”, nga ku ishte dhe i ftuar. Gjyshi, me ndihmë e nuses së djalit, tregoi disa detaje interesante nga jeta e tij.

“Kam tre fëmijë, dy mbesa dhe pesë nipër. Kam bërë një jetë normale jo ndonjë gjë të veçantë”, u shpreh gjyshi. Nga krahu tjetër, nusja e djalit të tij, konfirmon se gjysh Vito, nuk ka abuzuar me pijet alkoolike, lexon shumë dhe ka një dëshirë. Të bëhet 120 vjeç

“Gjyshi ka qenë i rregullt, s’ka abuzuar me pijet alkoolike. Lexon shumë dhe sot e kësaj dite ende lexojnë. Tani do ta urojmë sa t’i dojë zemra (kur u pyet si do të ja uroni tashmë ditëlindjet, pasi gjysh Vito i mbushi 100 vjeç). Kur i thoshim gjyshit u bëfsh 100, jo jo e keni pak thoshte, sepse dua 120 vjeç”, tha nusja e djalit të gjysh Vitos.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME