
106 vite më parë, më 28 nëntor 1912, u shpall Pavarësia e Shqipërisë në Vlorë. Ismail Qemali, bashkë me patriotë të tjerë dhe atdhedashës zgjodhën këtë datë për të ngritur flamurin dhe për të shpallur Pavarësinë e Shqipërisë.
Ditën e sotme, janë parashikuar një sërë aktivitetesh, ndërkohë që presidenti Meta dhe Kryeministri Rama do të jenë në Vlorë në një aktivitet për festimin e 28-nëntorit.
Me rastin e kësaj feste, ka reaguar i pari kryeministri Edi Rama, i cili ka uruar shqiptarët me një foto nga takimi me kryeministrin kosovar Ramush Haradinaj me duart mbi flamurin kuqezi. Pas Ramës ka reaguar edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ka uruar shqiptarët me rastin e kësaj feste.