
Ish-komandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari, ka shpalosur një ide interesante se si mund të zhvillohet turizmi nënujor në Shqipëri. Meçollari tha se në bregdetin shqiptare gjenden të mbytura 120 anija moderne , ku më e vjetra është e vitit 1915 dhe ndodhet në Gjirin e Vlorës.
Ai shtoi se 80 prej këtyre anijeve janë të vizitueshme dhe mund të bëhen pika referimi për zhytësit dhe eksploruesit e detit të cilët janë turistë elitar. Meçollari tha për euronews se në brigjet e Shqipërisë gjenden të mbytura dhe 4 anije antike, koordinatat e të cilave nuk mund të jepen pasi bëhen objekt i grabitësve nënujorë.
“120 anije janë gjithsej të mbytura në të gjithë bregdetin shqiptar. Më e vjetra është në hyrje të Gjirin e Vlorës dhe është “Re Umberto”. Një anije e Luftës së i Botërore, është më e vjetra e evidentuar deri tani. Është e vitit 1915. Duhet të kuptojmë se po flasim për anije të mbytura moderne, nga viti 1900 e mbrapa. Ka anije antike 2 mijë vjeçare ose 3 mijë vjeçare të cilat janë evidentuar, por ato nuk publikohen sepses publikimi i koordinatave të tyre do të bëhej objekt për grabitësit e ujit, pasi kanë amfora. Janë evidentuar 4 apo 5 anije antike. Nga anijet modern të mbytura, 80 prej tyre janë të vizitueshme. Ka dhe anije të cilat nuk mund të viziotohen, si për shembull një anije në gjirin e Vlorës, “Luçiano”, ajo nuk mund të vizitohet pasi është e mbushur me municione”, tha Meçollari.