Categories Lajme

120 familjet e fshatit Gungas lihen në mëshirë të fatit: Bëjmë 2-3 orë rrugë me gomar

Banoret e fshatit Gungas në njesine administrative Gradishtë të Bashkisë Divjakë janë tepër të indinjuar për mungesën e ujit të pijshëm. Kryeplaku i fshatit Gaqi Sema, foli për kamerën e Fax Neës duke treguar se prej vitesh janë në këtë gjendje dhe rreth 120 familje me 560  banorë janë lënë në mëshirë të fatit pa ujë të pijshëm.

“Ka vite që në këtë fshat mungon Ujësjellësi. Kemi bërë kërkesë në Bashki, në pritje jemi dhe fjala na është dhënë. Banorët e kanë tepër të nevojshme, fshati është i lënë pas dore dhe është tepër e nevojshme për të pasur një ujësjellës të rregullt. Fshati jonë ka 120 familje, rreth 560 banorë. Për të përballuar nevojat e përditshme, është zgjidhur nëpërmjet boteve të ujit për të pirë. Ndërsa për të gatuar, me puset që kanë familjet”, u shpreh Sema.

I pyetur se cfarë ndodhi me tubacionin që u shtrua më parë, kryeplaku shtoi se “Ka qenë një firmë angleze që kontribuoi për ujësjellësit, u bënë rrëmujat e shtetit dhe kjo nuk funksionon. Apeli jonë është që të bëhet sa më shpejt një ujësjellës që të jetë në funksion të komunitetit.”

Ndërsa banorët janë shprehur se udhëtojnë nga mëngjesi deri në drekë me gomar për të siguruar ujë të pijshëm nga fshati Babunje për fëmijët e tyre. “E kemi shumë problem. Kam 20 vite që kam ardhur këtu dhe nuk ka ujë të pijshëm. Ikim me karrocë të gomarit, ikim në mëngjes, vijmë në orën 2 cdo ditë. Cfarë të bëjmë, kjo është mundësia jonë”, u shpreh një banore.

Ndërsa një tjetër shtoi: “Kam 55 vite këtu, pikë uji nuk ka. Për të pirë e blejmë. 100 mijë herë kanë ardhur ata të Bashkisë dhe nuk kanë bërë asgjë. Vijnë sa marrin votat tre ditë para se të bëhen votimet dhe ikin e as ujë, as drita, as rrugë. Dritat i kanë vënë shtyllat një kur lind, një kur perëndim. Ujë s’kemi. Shumica nuk kanë që ta blejnë nga boti. Pijnë ku ta gjejnë në 135ezma. Është sa të duash larg, 2-3 orë me gomar.”(A.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME