fbpx
Lajme

PROJEKTI I SHËTITORES LUNGOMARE-TUNEL-RADHIMË

Fondi Shqiptar i Zhvillimit e ka pasur të pamundur zhvillimin e dëgjesës publike mbi projektin që njihet ndryshe si zgjatim i shëtitores bregdetare. Projekti duket se është zgjeruar edhe në zonën e parashikuar në fazën e parë të Lungomarës atë nga Uji i Ftohtë te Rapi. Banorët të cilët ishin njoftuar për mbledhjen kërkuan të njiheshin me projektin dhe e detyruan përfaqësuesin e bashkisë së Vlorës t’ju jepte shpjegime mbi disa argumenta. Sipas përfaqësuesit ligjor të tyre, Armando Cakrani, në objektet e banorëve të zonës kanë mbërritur shkresat për prishje të objekteve nga IKMT dhe skualifikim legalizimi nga ASHK. Cakrani ka theksuar se kjo ndërhyrje bëhët selective dhe mbi bazen e planit të përgjithshëm urbanistik vendor të miratuar në vitin 2017-të, por që nuk mund të këtë fuqi mbarapa-vepruese për objektet e ndërtuara para viteve 2005 para hyrjes ne fuqi të planit. Sipas tyre ata nuk do të ulen në tryezë diskutimi deri sa të ndala vala e skualifikimeve dhe prishjeve nga ana e Ikmt-së. Projekti tashmë I miratuar nga Bashkia pritet të përmbyllë fazën e konsultimeve publike për të nisur implementimin.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button