Lajme

13 humbje jete dhe 295 raste të reja në 24 orët e fundit

Është rritur edhe sot numri i v dekjeve me Covid-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shënuar 295 raste të reja dhe 13 vdekje.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 4064 testime, 295 raste të reja, 13 humbje jete dhe 1075 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 4064 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 295 qytetarë, në këto bashki: 162 qytetarë në Tiranë, 19 në Durrës, 12 në Vlorë, 10 Sarandë, 8 në Lushnje, Berat, 7 në Lezhë, Dibër, Divjak, 6 në Mat, 5 në Krujë, Gramsh, 4 në Kamëz, Gjirokastër, Korçë, Peqin, 3 në Mirditë, Mallakakstër, 2 në Kukës, Kurbinë, Fier, Delvinë, Kolonjë, Kuçovë, Poliçan, 1 në Kavajë, Tepelenë, Librazhd. Janë 10,841 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 189 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 trembëdhjetë qytetarë: 4 qytetarë nga Durrësi të moshave 33-73 vjeç, 8 qytetarë nga Tirana të moshave 66-73 vjeç, 1 qytetar nga Rrogozhina 61 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 1075 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 154,694 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Shtator 2021) Raste të reja ditore 295 Të shëruar në 24 orë 1075 Të shtruar në spitale 189 Humbje jete në 24 orë 13 Testime ditore 4064 Testime totale 1,189,319 Raste pozitive 168,188 Raste të shëruara 154,694 Raste Aktive 10,841 Humbje jete 2,653 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 4,856 Fier 1048 Durrës 999 Shkodër 953 Vlorë 599 Elbasan 558 Lezhë 442 Berat 419 Korçë 289 Kukës 254 Dibër 223 Gjirokastër 201

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: