fbpx
Lajme

13 raste të reja, të gjithë në vatrën e fasonerisë në Durrës

13 janë rastet e reja me koronavirusi ditën e sotme në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e së dielës bëri me dije se në 24 orët e fundit janë testuar gjithsej 260 qytetarë, ndërsa të gjithë rastet pozitive janë në qarkun e Durrësit. Rastet e reja janë të gjitha vazhdimësi e atyre të një fasonerie në këtë rreth, ndërkohë që po vazhdon hetimi epidemiologjik për të zbuluar ndonjë tjetër rast nëse ka. Kështu numri total i të prekurve më COVID-19 në Shqipëri shkon në 946 persona, ndërsa janë kryer gjithsej 12.500 testime. Sipas Ministrisë, 76% e të infektuarve deri më sot janë shëruar, ndërsa aktualisht 200 janë rastet aktive, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër, Kamëz dhe Berat. Në spital aktualisht janë 17 pacientë të shtruar, ndërsa vetëm 3 ndodhen në terapi intensive.

COVID-19 – Statistika (17 Maj 2020)

Testime totale                         12554

Raste pozitive                            946

Raste të shëruara                     715

Raste Aktive                              200

Humbje jete                               31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           78

Krujë            46

Durrës         30

Shkodër       15

Kamëz          12

Berat             10

Fier                 4

Elbasan          2

Kurbin            1

Mirditë           1

Korçë             1

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button