fbpx
Lajme

132 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, 1 në Vlorë

Nga 824 testime të kryera në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 132 raste të reja me të prekur nga SarsCov2, ndërsa 95 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid-19. Ne dy spitalet Covid, po trajtohen 185 paciente, 16 ne terapi nga te cilet 4 te intubuar. Tre persona, nje 58 vjecare, nje 63 vjecar e nje 66 vjecar e kane humbur jeten per shkak te koronavirusit.

Dr. Marjeta Dervishi
Instituti i Shëndetit Publik Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID

Në institucione arsimore, në biznese, në transportin publik, kudo në ambiente të brendshme dhe aty ku nuk ruhet distanca, është e domosdoshme që të vendoset maska në mënyrë të tillë që të mbulojë hundën dhe gojën.
Është një ndër masat më efikase që e kufizon përhapjen e infeksionet, sikundër është shumë e rëndësishme të respektohen rregullat e distancimit social dhe të higjienës, për të kufizuar përhapjen e COVID19. Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Janë kryer 824 testime dhe janë konfirmuar 132 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki :

31 raste në Tiranë, 15 në Elbasan, 12 në Durrës, 10 në Fier, nga 7 raste në Lezhë, Pogradec, nga 5 raste në Shkodër, Korçë, Mirditë, Berat, nga 4 raste në Lushnje, Përmet, Bulqizë, nga 3 raste në Tropojë, Gjirokastër, Patos, nga 2 raste në Fushë-Arrëz, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Vlorë, Librazhd, Kamëz, Ura-Vajgurore. Në 24 orët e fundit 95 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarvë në 7629 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 4 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 58 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçar nga Lushnja, një 66 vjeçar nga Fieri, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi COVID-19.
COVID-19 – Statistika  Testime totale 86378 Raste pozitive 13391 Raste të shëruara 7629 Raste Aktive 5382 Humbje jete 380 (Qarku Tiranë 180, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2632 Durrës 591 Shkodër 391 Elbasan 318 Lezhë 305 Korçë 252 Fier 244 Vlorë 198 Kukës 154 Berat 112 Dibër 107 Gjirokastër 78

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button