
Një 40 vjecar ka tentuar të djegë dy fëmijët e tij duke i spërkatur me benzinë. Fatmirëaisht ka ndërhyrë policia duke arritur ti shpëtoj në kohë. Gjithshka ka ndodhur kur Zigur Veshaj është nisur nga shtëpia me fëmijët e mitur 3 dhe 4 vjec duke njoftuar të vëllanë se do vriste fëmijët dhe veten. Menjëherë vëllaini tmerruar ka njoftuar policinë. 40 vjecari ka shkuar posht shtëpis së vjehrrit ku gjendej dhe bashkëshortja e tij e cila ishte larguar nga banesa një ditë më barë. Pasi ka folur në emër bashkëshortes kjo e fundit ka dalë në ballkon. Ai ka nxjerr një bidon me benzinë 1.5 litra dhe është spërkatur me të dy fëmijët. Policia e cila ishte njoftuar më parë i ka bërë thirrje mos të kryente veprimin e gabuar pasi po rrezikonte fëmijët. Ai nuk e ka dëgjuar thirrjen dhe ka nxjerrë cakmakun. Sapo ka tentuar ta ndezë është neutralizuar menjëherë prej policisë.
Ndëkohe gruaja e Zigurit Veshaj Brunilda tregon se nga martesa me Zigurin kanë dy femijë 3 dhe 4 vjec. Sipas Brunlides një ditë më parë burri kishte pirë alkol dhe për këtë debatuam, shkuam në polici dhe më pas unë erdha te pridërit e mi ndërkohe që burri shkoi në banese. Mbrëmë shkoi te banesa e prindërve të vetë ku dhe kishin lënë dy fëmijët. Mori fëmijët dhe erdhi te banesa e prindërve të mi duke i spërkatur ata me benxinë dhe duke tëntuar ti djegi. Falenderoj policinë që më shpëtoi fëmijët por sipas Brunildës nësë do kishte një mungesë vëmendje sot dy femijët e saj nuk do jetonin më. Brunilda tregon se me dëshirën e saj dy fëmijët i kanë kaluar shtëpisë së fëmijës në Vlorë. Sipas policise Zigur Veshja është një person me probleme mendore dhe për këtë është shoqëruar në spitalin psikiatrik te vlores.