Categories Lajme

1470 m2 tokë e Gardës i jepet një kompanie private, nis betonizimi i Parkut të Liqenit

Qeveria ka vendosur të kalojë në pronësi një kompanie private 1470 metër katrorë tokë të Gardës së Republikës, pranë Parkut të Liqenit Artificial. Me këtë vendim, qeveria i hap rrugë ndërtimeve të kullave në Parkun e Liqenit, një plan që kryeministri Rama është munduar disa herë të fillojë, fillimisht me ndërtimin e hyrjes së parkut. Në shkëmbim të kësaj toke, qeveria do të marrë të njëjtën sipërfaqe toke në pronësi të kompanisë, ku ndodhe edhe një godinë rreth 250 metër katrorë.

Kompania që merr pronësinë e tokës së Gardës së Republikës është ‘Dushku S.A’, kompani ndërtimi në pronësi të Aida Dushkut dhe kompanisë ‘Ferro Beton’, e cila është në pronësi të Ilir Shtufit dhe Mark Lulit. Ilir Shtufi është pronar dhe i një tjetër kompanie ndërtimi,  ‘Nova Construction 2012’, e cila aktualisht po ndërton një prej kullave në zonën e ish-Bllokut, një pallat 16-katësh në hapësirën ku ndodhej vila e vjetër e barit Dada.

Po ashtu Shtufi është dhe pronar i kompanisë ‘Korça Photovoltaik Park’ për prodhimin e energjisë fotovoltaike në Korçë. Mark Luli, po ashtu, është sipërmarrës në ndërtim dhe kompania e tij ‘M.C. Inerte’ ka marrë koncesionin e hidrocentralit të Gojanit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME