Categories Lajme

15 mijë pajisje dixhitale janë dhuruar për nxënësit që nga fillimi i pandemisë

15 mijë pajisje dixhitale janë dhuruar që nga fillimi i pandemisë për nxënës të klasave kolektive.

Kështu theksoi ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi në prezantimin e raportit javor. Teksa renditi veprimtarinë e kryer në një javë, ministrja tha ndër të tjera se gjatë javës ka zhvilluar edhe një takim me përfaqësuesit e Confindustria Albania.

“Dhurim 11 mijë maska për nxënës nga familje në nevojë dhe kategori të veçanta. Takim më fituesit e kampionatit kombëtar të notit. Vizituam shkollën “Aleks Buda” në Cërrik. Në shkollën “Pren Mema” u shpërndanë tableta për nxënës të klasave kolektive. Bashkëbisedim me drejtuesit e shkollave të arsimit special, në fokus adresimi i çështjeve që prekin nxënësit me aftësi ndryshe”, bëhet e ditur në raportin javor të ministres Kushi.

Gjithashtu në raportin javor se, “ka nisur programi 9-mujor i trajnimit dhe certifikimit të drejtorëve të shkollave. Ky program është një kontribut i drejtpërdrejtë në politikat afatgjatë të ministrisë së Arsimit”.

Ministrja Kushi gjatë kësaj jave ka zhvilluar dhe një takim me ambasdorin turk të cilin e ka falenderuar për kontributin e përvitshëm për bursat e studimit për studentët shqiptarë në Turqi.

“Takim me ambasadorin Turk në Tiranë. Mirënjohje për ndihmën e dhënë nga qeveria turke pas tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemisë. Falenderim për kontributin e përvitshëm bursat e studimit për studentët shqiptarë në Turqi.  Shpërndarje tabletash për nxënës të prekur nga tërmeti, nxënës të familjeve në nevojë, nxënës nga kategori të veçanta. UNICEF, kontribut të rëndësishëm që fëmijët të mos mbesim mbrapa me mësimet”, bën të ditur ministrja Kushi në raportin e saj javor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME