Lajme

150 € për notë kaluese, SPAK kërkon dy vite burg për pedagogun e mjekësisë

SPAK ka kërkuar dy vite burg për pedagogun e mjekësisë Besnik Faskaj i akuzuar për korrupsion. Ai u denoncua në një emision televiziv se kërkonte 150 euro kundrejt një note kaluese për studentët e mjekësisë. Po ashtu prokuroria e posaçme kërkon që pedagogut ti hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare. SPAK deklaron se vuajtja e dënimit për Faskajn duhet të fillojë nga data që vendimi do të marrë formë të prerë, dhe do të bëhet në një burg të sigurisë së ulët. HISTORIA Një studente denoncoi në emisionin “Stop” rastin e pedagogut Faskaj në vitin 2010. Ajo pretendonte se në provimin e tij kishte shkruar për notën 7 ose 8, por profesori e kishte ngelur qëllimisht që të marrë paratë.

“Jam një studente e Universitetit të Mjekësisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike. Mes shumë provimesh që kam pasur këto dy vjet, vitin e parë kam pasur një provim me profesor Besnik Faskaj, lënda “Urgjencë kirurgjikale”, në vit të parë të Masterit Shkencor. Pasi kam shkruar tek ky provim për notën 7 ose 8, profesori më ka vlerësuar me notën 4.

Kisha dëgjuar nga shumë studentë që për të marrë notën në këtë lëndë me këtë profesor duhej të paguaje një shumë lekësh prej 150 Eurosh. Gjithsesi kur shkova vetë të takoja profesorin për t’i kërkuar tezën për një rivlerësim të notës, ai më konfirmoi të njëjtën gjë. Që domethënë se më kërkoi 150 Euro për një notë kaluese. Unë e dhashë përsëri këtë provim në vjeshtë dhe përsëri profesori më vlerësoi me të njëjtën notë”, deklaronte studentja.

Studentja: Gjithsesi profesor, unë e kam këtu, që më është bërë ferr ky provimi. E kupton? Më është bërë shumë ferr edhe…A, i paskam këtu (për lekët). Pedagogu Besnik Faskaj: Aman o ti, si e kanë bërë të tjerët. Ata kanë kopjuar, i kanë bërë, s’i kanë bërë etj.

(I jep 150 Euro) Pedagogu Besnik Faskaj: Sa e vret mendjen ti.
Studentja: Jemi në rregull bashkë?
Pedagogu Besnik Faskaj: Mbetet… ja t’i them asaj. Studentja: Profesor, unë kam edhe këtë pjesën, që kam mesatare edhe e kupton? E dua një farë note! Pedagogu Besnik Faskaj: Do ta shohim atë ne!
Studentja: Në qoftë se s’prish punë, ma thuaj! Pedagogu Besnik Faskaj: E di ku është…Ajo sforco më e madhe, është të bëj ndryshimin. E ke parasysh? Nuk ka rëndësi nota. Të bëj ndryshimin atje, që mos të kem konflikte. Studentja: Ishalla bëhet, po gjithsesi më telefono dhe më thuaj! Pedagogu Besnik Faskaj: Gjithsesi do të njoftoj!

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo edhe:

Close
Back to top button
Close
%d bloggers like this: