Categories Lajme

150 euro personi, arr estohet shqiptari që kalonte ilegalisht njerëz në Kakavijë

Policia kufitare ka prangosur këtë të dielë një 37 vjeçar nën akuzën e trafikimit të paligjshëm të personave jashtë kufirit të Shqipërisë.

I riu me inicialet P.M është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës, pasi tentoi të kalojë ilegalisht një grua kundrejt 150 eurove, nga Shqipëria drejt Greqisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia Kufitare arreston në flagrancë një shtetas i cili kundrejt fitimit ndihmonte shtetasit që kishin probleme për të kaluar kufirin duke mos iu nënshtruar kontrollit në doganën greke të Kakavijës.

Në kuadër të zbatimit të detyrave të përcaktuara në planin e masave të dërguar nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin për rritjen e forcës goditëse ndaj krimeve ndërkufitare me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, Shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar në Kakavijë në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme, arrestuan në flagrancë shtetasin:

– P. M. vjeç 37, banues në Kakavijë, Gjirokastër, i cili kundrejt fitimit ka ndihmuar një shtetase shqiptare të kalojë kufirin drejt Greqisë. Ky shtetas do i merrte shtetases me iniciale A. V., 150 euro me qëllim që ta kalonte pa iu nënshtruar kontrollit kufitar në tokën greke.

Autori prej disa ditësh mbahej nën vëzhgim nga shërbimet e Policisë Kufitare, pasi disponohej informacion se përveç punës që kryente në transportin e bagazheve, zhvillonte edhe aktivitet kriminal në drejtim të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit duke ndihmuar të kalojnë ilegalisht shtetas të ndryshëm shqiptarë si në hyrje edhe ne dalje në doganën greke të Kakavijës.

Policia Kufitare e Kakavijës ka bashkëpunuar me homologët e saj në tokën greke me qëllim dokumentimin e aktivitetit kriminal të këtij shtetasi.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga Specialistët për hetimin e trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME